Uji Dea

Sokol Haliti: Kabashi i LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Organizuar nga shtabi i nëndegës së LDK-së në Kabash u mbajt një takim i paparë deri më tani, ku të pranishëm ishin Sokol Haliti – kryetari i ardhshëm i Vitisë, Anton Quni deputet i parlamentit të Kosovës dhe Naser Rugova.

Në emër të Akademik Isa Mustafës të pranishmit i përshëndeti , Anton Quni i cili në fjalën e tij theksoi se gjendem në një mes ku shqiptarët besojnë në mënyra të ndryshme, por në thelb janë ata shqiptarë nga kohërat e lashta.

Ai porositi të pranishmit për mobilizim dhe dyfishim të rezultatit sepse LDK-ja është sublimim i vlerave kombëtare dhe kjo shihet edhe te figura e kryetarit të ardhshëm të Vitisë Sokol Haliti.

Eco Higjiena

Naser Rugova ne fjalën e tij tha gjendem në një fshat të dijes dhe kulturës dhe i burrave të mëdhenj të Anamoraves.

Më 1 dhjetor në Viti po kthehet koha e dijes , e sundimit të ligjit dhe koha normale e qytetarëve.

Me brohoritje të mëdha u prit fjala e Sokol Halitit i cili tha se në Kabash dhe Binqë do të asfaltohen të gjitha rrugët, do ketë shtim të kapacitetit të rrjetit të ujësjellësit, ndriçimi i rrugës kryesore Kabash- Binqë, rregullimi i rrethojave dhe oborrit të shkollës, rregullimi i dy fushave me tepih si dhe do të ketë investime për bujq dhe fermerë, përfundoi Haliti në fjalën e tij thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/