Sokol Haliti ju uron festën e Krishtlindjeve gjithë qytetarëve të besimit katolik
Viti – Kam nderin që në emër të Komunës së Vitisë, të ju uroj Festën e Krishtlindjeve me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi të gjithë ne pa dallime thuhet në urimin e kreut të Vitisë.
Të nderuar besimtarë të Krishterë.
Kam nderin që në emër të Komunës së Vitisë, të ju uroj Festën e Krishtlindjeve me dëshirën që paqja, bekimi e shpëtimi të mbizotërojë mbi të gjithë ne pa dallime. Komuna jonë është e njohur në veçanti për traditën e respektit ndër fetar dhe ndërkulturor.
Andaj, uroj që besimtarët e krishterë të komunës sonë, të kremtojnë këtë festë së bashku me familje dhe dashamirë. Po ashtu shpresoj që edhe festat tjera, të cilat i kemi para nesh, t`i kremtojmë se bashku dhe të punojmë për një të ardhme të ndritur të vendit tonë. Urime Krishtlindjet ka shkruar Haliti./rajonipress/


