ARKATANA

Sokol Haliti i hap Vitisë dyert e botës me samitin më të madh ndërkombëtar të rinisë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e sheh organizimin e Samitit Global të Rinisë si një mundësi historike për ta prezantuar qytetin e Vitisë përtej kufijve të Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e destinacioneve me potencial turistik, kulturor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Komuna e Vitisë po hyn në një kapitull të ri të afirmimit ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur të jetë nikoqire e edicionit të gjashtë të “The Youth Summit on Peace & Sustainable Future 2026”, një prej samiteve më prestigjioze ndërkombëtare kushtuar rinisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale dhe një dëshmi të besimit që partnerët ndërkombëtarë kanë ndaj kapaciteteve organizative të kësaj komune.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Komunën e Vitisë dhe për kryetarin Sokol Haliti, i cili prej vitesh ka ndërtuar një profil të konsoliduar në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet zhvillimore. Me një angazhim të vazhdueshëm në diplomacinë lokale dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit, Haliti është shquar për qasjen e tij bashkëpunuese, përkushtimin ndaj projekteve me interes publik dhe aftësinë për ta përfaqësuar Vitinë në iniciativa me rëndësi rajonale e ndërkombëtare.

Vitia në qendër të botës – Sokol Haliti sjell samitin global të rinisë dhe hap një dritare të re për turizmin, kulturën dhe diplomacinë ndërkombëtare

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e sheh organizimin e Samitit Global të Rinisë si një mundësi historike për ta prezantuar qytetin e Vitisë përtej kufijve të Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e destinacioneve me potencial turistik, kulturor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Sipas tij, Vitia nuk është vetëm një vend mikpritës, por një qytet me identitet të veçantë, me hapësira publike të përshtatshme, sheshe moderne, kapacitete organizative, salla funksionale dhe zona të pasura me vlera ekoturistike e trashëgimi kulturore-historike.

“Vitia është një qytet që ka çfarë t’i ofrojë botës”, është mesazhi i tij, duke theksuar se mbi 500 pjesëmarrës nga vende të ndryshme do të jenë pjesë e këtij aktiviteti, ku përmes kulturës, sportit, artit dhe dialogut rinor do të promovohet paqja dhe bashkëpunimi.

Haliti nënvizon se ky samit është mbi të gjitha një ngjarje njerëzore dhe kulturore, ku politika zë hapësirën më të vogël, ndërsa në qendër janë të rinjtë, shkëmbimi i ideve, njohja mes kulturave dhe ndërtimi i urave të reja të miqësisë ndërkombëtare. Me këtë organizim, Vitia synon të dëshmojë se edhe qytetet e vogla mund të kenë rol të madh në skenën globale, kur bashkohen vizioni, puna institucionale dhe përkushtimi për zhvillim.

Mobi Casa

Për shumë vëzhgues, ai mbetet një nga kryetarët më aktivë dhe më punëtorë në qeverisjen lokale, i njohur për ritmin e pandërprerë të punës dhe praninë e vazhdueshme në terren. Pikërisht ky angazhim shumëvjeçar, i shoqëruar me besimin e krijuar te partnerët ndërkombëtarë, konsiderohet një nga faktorët që kanë bërë të mundur që Vitia të fitojë të drejtën për të organizuar një samit global të këtyre përmasave, duke e vendosur qytetin në hartën e diplomacisë rinore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Nga 25 deri më 29 gusht 2026, Vitia do të shndërrohet në një qendër globale të dialogut dhe diplomacisë rinore, duke mirëpritur qindra të rinj, diplomatë, studiues, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme të botës. Për pesë ditë me radhë, qyteti do të jetë hapësira ku do të diskutohen sfidat globale, ndërtimi i paqes, zhvillimi i qëndrueshëm dhe fuqizimi i rolit të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Përzgjedhja e Vitisë si nikoqire e një eventi të këtyre përmasave nuk është rastësi. Ajo është rezultat i një pune të vazhdueshme institucionale dhe i vizionit zhvillimor të udhëhequr nga kryetari Sokol Haliti, i cili prej vitesh ka orientuar komunën drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, fuqizimit të të rinjve dhe promovimit të vlerave evropiane. Organizimi i këtij samiti e vendos Vitinë në hartën e qyteteve që kontribuojnë në dialogun global dhe në ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Përtej rëndësisë organizative, ky samit pritet të ketë ndikim të shumëfishtë në promovimin e potencialeve turistike, kulturore dhe ekonomike të komunës, duke i ofruar Vitisë një ekspozim të gjerë ndërkombëtar dhe duke forcuar imazhin e Kosovës si një vend që promovon paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ky organizim përfaqëson më shumë se një aktivitet ndërkombëtar; ai është një investim në diplomacinë publike, në fuqinë transformuese të rinisë dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes kombeve.

Nën udhëheqjen e Sokol Halitit, Vitia dëshmon se edhe një komunë me rrënjë të forta lokale mund të shndërrohet në një adresë të rëndësishme të agjendës globale, duke e bërë moton “Nga Karadaku në botë” një realitet konkret dhe një histori suksesi që tejkalon kufijtë e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.