RCCOLA

Sokol Haliti falënderon qytetarët e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në emër të degës së LDK-së në Viti dhe në emrin e tij personal falënderoi të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, pa dallime partiake, për një proces të qetë zgjedhor dhe demokratik.

Ai mirënjohje e veçantë i shprehu KKZ-së, vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, mjeteve të informimit dhe Policisë së Kosovës, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Uji Dea

“Falënderojmë gjithashtu edhe shtresat e tjera si pensionistët, bizneset, taksistët, zejtarët, fermerët, bujqit, familjarët e dëshmorëve, veteranët, mërgatën, studentët si dhe sportistët të cilët na përkrahen pa rezervë deri në arritjen e kësaj fitore të madhe të LDK-së në Viti”, thuhet në deklaratë.

Ai më tej shton se kjo është fitore e gjithë qytetarëve, të cilët me vullnetin e tyre treguan se janë për ndryshim./rajonipress/