UBT

Sokol Haliti falënderon bashkatdhetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal, dua të falënderoj secilin prej jush që kohën tuaj të çmuar të pushimeve keni zgjedhur të kaloni në vendlindjen dhe atdheun tuaj ka thënë Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë!
Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal, dua të falënderoj secilin prej jush që kohën tuaj të çmuar të pushimeve keni zgjedhur të kaloni në vendlindjen dhe atdheun tuaj.

Jemi të vetëdijshëm se pa marrë parasysh se sa larg jeni nga vendlindja, gjithmonë me zemër e më shpirt fisnik jeni pranë atdheut, familjes dhe bashkëvendëseve tuaj.
Ju por edhe gjenerata para jush të bashkatdhetarëve, gjithmonë kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në të mirën e komunitetit, familjes dhe vendit. Prandaj për këtë secili prej nesh ju jemi mirënjohës përjetësisht.

Uji Dea

Të dashur bashkatdhetarë
Gjithashtu me punën dhe kontributin tuaj që po e bëni në shtet e ndryshme të botës, ku ju veproni dhe po punoni, na bëni krenar edhe neve dhe kombin tonë duke u bërë ambasadori i shtetit tuaj.

Ju bëjë thirrje që vazhdoni këtë rrugëtim të krenarisë sepse ne jemi pas jush dhe mburremi me ju.
Komuna e Vitisë, gjatë kohës kur ju ishit në pushime në vendlindje, ka bërë çmos që të ju mirëpresim në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që këtë mirëpritje ju e meritoni pa fije dyshimi.

Muaji gusht është edhe koha kur shumica prej jush jeni në vendlindje pra në Vitinë tuaj, prandaj nën patronatin tim kemi mbajtur edhe “Ditët e Mërgatës” me aktivitete të shumta për ju, që të kaloni çaste sa më të bukura në pushimet tuaja.
Urojë që keni kaluar çaste të mrekullueshëm mes nesh.

Ju falënderoj juve për qëndrimin tuaj në vendlindje, duke theksuar se ju gjithmonë jeni të mirëseardhur sepse vizita juaj e hijeshon edhe më shumë qytetin dhe komunën tonë, duke sjellë gjallëri dhe lumturi mes nesh!
Ju faleminderit….
Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti