Hidromorava

“Socrati” me Mirush Kabashin folën shqip në Pallatin e OKB-së në Gjenevë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjenevë- Teatri i OKB-së në Gjenevë sonte kishte një befasi, mysafirin special nga Tirana, kësaj radhe as president e as diplomat, por aktorin tonë të mirënjohur Mirush Kabashi i cili para një publike ndërkombëtare rrëfeu “Apologjinë e vërtetë të Sokratit”.

Shfaqja e “Socratit..” u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër Sejdi Qerimaj (OKB) Mehmet Elezi (Bernë) dhe ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë. Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambasador grek, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë i ftuar nga misioni shqiptarë pranë OKB-së sot në mbrëmje në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë para qindra pjesëmarrësve u prezantua shfaqja teatrale «Apologjia e vërtetë e Sokratit» ku kësaj radhe para ndërkombëtarëve dëshmoi aktrimin e shkëlqyeshëm të aktorit tonë të mirënjohur Mirush Kabashit.

Shfaqja e sotme në Pallatin e OKB-së «Apologjia e vërtetë e Sokratit» («La véritable apologie de Socrate») e luajtur nga artisti Mirush Kabashi u shfaq me një interesim të madh para publikut zviceran dhe ambasadorë botëror e diplomatë ndërkombëtar. Përveç, publikut zviceranë dhe shqiptarë shfaqja e “Socratiti..” u ndoq edhe nga tre ambasadorë shqiptarë në Zvicër: Sejdi Qerimaj (OKB) Mehmet Elezi (Bernë) she ai i Republikës së Kosovës Naim Malaj në Bernë.

Eco Higjiena

Të pranishëm ishin edhe Kassym –Jomart Tokajev, drejtor i OKB-së dhe Georges J.Kaklikis ambasador grek. Pjesëmarrësve i pari ju prezantua duke i përshëndetur z. Jomart Tokajev drejtor i OKB-së i cili foli për vlerat e kulturës në Ballkan si vlera të përbashkëta, virtyte këto të OKB-së respektit të të drejtave të njeriut, të së kaluarës dhe perspektivës së këtyre vendeve, në këtë rast të Shqipërisë dhe Greqisë.

Po ashtu para publikut fjalën e morën edhe dy ambasadorët e misionit shqiptarë dhe atij grek..te cilët folën për kulturën dhe bashkëpunimin e mirë kulturor mes dy vendeve si dhe shfaqjen e “Socratit..” nga një autor grekë dhe aktor i shkëlqyeshëm shqiptar. Në fund të shfaqjes me pak fjalë përshëndeti të pranishmit edhe aktori ynë Kabashi..

“Shfaqja e “Apologjinë…” në Kombet e Bashkuara ka peshën e vet diçka më shumë se një dramë kulturore, por edhe artistike dhe kombëtare e aranzhuar nga misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka unë falënderoj nga zemra misionin shqiptarë dhe publiku shqiptarë dhe gjithë stafi i OKB-së dhe ambasadorë e diplomatë botëror që kishin ardhur të më ndiqnin..” i ka deklaruar pas shfaqjes artisti ynë Mirush Kabashi agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

Ambasadori shqiptarë në OKB , Sejdi Qerimaj i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” se “prezantimi i “Antologjisë..” në Gjenevë kishte rëndësinë e vetë më shumë se një shfaqje teatrore, ka rëndësinë e vet kombëtare dhe artistike në një qendër evropiane, pikërisht në një institucion ndërkombëtar në OKB ku u ndoq me një interesim të madh nga publiku shqiptarë, zviceran dhe ai botëror. Do theksuar se «Apologjia e vërtetë e Sokratit» deri tani është reprizuar më shumë se 130 herë njofton preshevajone.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.