UBT

S’ndalen ftesat nga Specialja

/ 2 minuta lexim
HW

Njëri nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Mendim Daka, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, i cili më 13 maj të këtij viti pritet të intervistohet në Hagë. Daka është personi i fundit që ka marrë ftesë nga Specialja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë për “Zërin” se së fundmi vetëm një ftesë ka ardhur nga Gjykata Speciale, përkatësisht për Dakën. Gucati ka thënë se nuk ka njohuri për ftesat tjera nga Specialja.

HW

Kurse nënkryetari i Organizatës, Nasim Haradinaj, derisa i ka parë të paarsyeshme ftesat që po bëhen nga kjo Organizatë, ka thënë për “Zërin” se kushdo që thirret duhet t’u përgjigjet ftesës së Speciales, shkruan Gazeta “Zëri”

“Ne nuk kemi pritur të mos na vijë asnjë ftesë, por ato po na vijnë pa pritur. Ne nuk mendojmë se është e arsyeshme asnjë thirrje që bëhet nga Gjykata Speciale, pra bëhet pa të drejtë. Duket se Gjykata Speciale nuk e ka ndonjë fakt deri më tani, me këto po mundohet ta arsyetojë veten se pse është bërë. Për ne janë thirrje të kota, por ja që Kuvendi e ka votuar dhe ne tani duhet t’i përgjigjemi sepse është vendim i Qeverisë. Kushdo që të thirret duhet të përgjigjet”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.