ARKATANA

S’mund të sjellim investitorë me analfabetë funksionalë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arbana Xharra – Para së të flitet për hapjen e vendeve të punës, paraprakisht duhet ta sillni parasysh raportin e PISA-s. Që dikush mundet të punojë diku, duhet të jetë i aftësuar për funksionin përkatës. Degradimi që i është bërë sistemit arsimor ka rezultuar masa analfabetësh funksional me diploma, të cilët nuk janë të përdorshëm për të konkurruar tregjeve të botës.

Së pari rishikoni kush jep diploma?

ARKATANA

Shikoni se cilave shkolla u është dhënë licenca; kush jep mësim dhe në fund verifikoni nivelin e të diplomuarve. Dhe? Do të bindeni vetë: Janë për faqe të zezë! Dakord ne mund t’i bëjmë shumëkujt konkurrencë „baushtellave“ të perëndimit, por jo në sektorë te tjera të industrisë, ekonomisë. Këtu ka vetëm pak përjashtime: të rinj që vetë janë ngritur, nga fuqia dhe lufta e tyre për ta kapërcyer normën që mbizotëron këtu. Përndryshe minus zero. Arsimimi është dështimi më i madh i kohës së pas luftës.

Nxënësit që prej shkollës fillore e deri në vitet e fundit ballafaqohen me mungesë të tualeteve, s’kanë ku të pinë as ujë, e lere më të kenë luksin të mendojnë për laboratorë. Kështu që mos u bëni përrallë para investuesve të huaj, duke iu ofruar gjëra që nuk i keni. Pa resurse humane s’ka ekonomi, zhvillim. Nisjani nga arsimi, largoni zyrtarët politikë nga UP, pastrojeni nga analfabetet me kravata dhe pastaj ia nisim ndoshta si duhet!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.