United Hospital

Smirasit të kënaqur me punën e Sokol Halitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot me banorë e fshatit Smirë. Me këtë rast ai ka bashkëbiseduar me ta lidhur me projektet e realizuara në këtë fshat si dhe atyre që do të realizohen.

Gjatë këtij takimi disa nga banorët e shprehën të kënaqur me punën e Kryetarit Haliti në këtë lokalitet konkretisht me rivitalizimin e shkollës së fshatit, ndriçimin publik si dhe projektin e ujësjellësit që ka filluar gjatë vitit të shkuar e që pritet të përfundoj gjatë këtij viti.

Kurse i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeveria komunale të cilën ai e udhëheq pa dyshim se është e interesuar të investoj në çdo lokalitet të komunës së Vitisë pasi sipas kryetarit Haliti çdo qytetar i komunës së Vitisë pa dallime meriton të ketë kushte dhe shërbime sa më të mira.

Mobi Casa

Përndryshe Komuna e Vitisë edhe gjatë vitit të shkuar ka zhvilluar takime me banorët e këtij lokaliteti ku në veçanti është biseduar për planifikimin e buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale.

Kurse në fund Haliti ka bërë përurimin e ndriçimit publik në këtë fshat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.