RCCOLA

Smira ka nevoja të mëdha për investime

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Banorët e Smirës kërkuan nga Komuna që të investohet më shumë në këtë fshatë pasi sipas tyre Smira është një ndër lokalitetet më të mëdha të kësaj komune si dhe ka nevoja të mëdha për investime.

Me qëllim të informimit të banorëve të fshatit Smirë lidhur me ekzekutimin e buxhetit për 6 mujorin e parë të këtij viti dhe lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2013-2015, institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me Organizatën Jo-Qeveritare “Elita” nga Vitia, kanë mbajtur dje një diskutim publik me banorët e këtij fshati.

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami tha se Komuna është e interesuar që të marr mendimin e se cilët qytetarë për investimet kapitale në lokalitetet e tyre me qëllim që të investohet aty ku vet qytetarët e shohin të arsyeshëm.

Ai tha se Komuna e Vitisë dhe Drejtoria për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me shoqërinë civile ka parë të arsyeshëm që prej tani e tutje si kriter kryesor për përcaktimin e investimeve kapitale nëpër lokalitetet e Komunës së Vitisë të jetë përqindja e pagesës së tatimit në pronë .

Bajrami dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari ju kanë bërë thirrje banorëve të Smirës që t`i paguajnë faturat e tatimit në pronë me qëllimin më të mirë që nga mjetet e inkasuara nga ky lloj i tatimit të ju kthehen vetë tatim paguesve dhe atë në formë të investimeve kapitale.

Mobi Casa

Bajrami tha se Komuna e Vitisë është e interesuar në mënyrë proporcionale të investoj në të gjitha lokalitetet ,por se për shkak të buxhetit të vogël për investimet kapitale e cila është mbi 1.7000.000,00€ është e pamundur që të investohen të gjitha fshatrat e kësaj Komune.

Drejtori Jashari tha se Komuna për veç mjeteve të rezervuara për investime kapitale do të shikon që edhe përmes donatorëve të ndryshëm të investoj nëpër fshatrat e kësaj komune. Ai poashtu theksoj se është me rëndësi që banorët e lokaliteteve të Vitisë të paguajnë faturat e tatimit në pronë por edhe të participojnë, por vuri re se për rrjetin e ujësjellësit nuk do të kërkohet participim pasi që sipas tij komuna ka nënshkruar një memorandum me CDI-në Zvicerane me qëllim që 5 fshatrat të kësaj komune të bëhen me ujë të pijshëm.

Ndërsa banorët e Smirës kërkuan nga Komuna që të investohet më shumë në këtë fshatë pasi sipas tyre Smira është një ndër lokalitetet më të mëdha të kësaj komune si dhe ka nevoja të mëdha për investime.

Banorët theksuan se prioritet i tyre është rrjeti i kanalizimit, sigurimi i ujit të pijshëm,rregullimi i disa rrugëve bujqësore por edhe investime në shkolla pasi që sipas tyre për çdo ditë e më tepër pasi sipas tyre po ka një shtim të numrit të nxënësve./rajonipress/