UBT

S’më shajnë mua por popullin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Rovena Stefa është angazhuar edhe në mbrojtjen e imazhit të saj, pasi kishte parë të ironizohet në projektin “Thumb”. Ajo ka hedhur në gjyq Aulonën dhe Fatmën, të cilat realizojnë emisionin në kanalin e internetit “You Tube”.

“Nuk më shajnë mua, ato shajnë popullin, pasi populli e pëlqen muzikën time. Ata vijnë në koncerte dhe blejnë bileta”, ka thenë Stefa në një intervistë për mediat shqiptare.

Uji Dea

Lidhur me çështjen gjyqësore të saj kundër emisionit “Thumb” në Shqipëri, Rovena ka angazhuar një avokat, për të cilin thotë ta ketë studiuar mire rastin. Ajo beson se gjyqi do të tregojë se “Thumb” ka cenuar integritetin e saj personal dhe e ka prekur në moral, duke lënduar së pari prindërit e saj.
Në anën tjetër, vajzat e ‘’Thumb’’ insistojnë se fjalët e tyre nuk kalojnë kufirin e shprehjes së mendimit të lirë./Indeksonline/