RCCOLA

Smakaj, shkak i dorëheqjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj dhe parregullsitë brenda këtij institucioni inteligjent janë arsyet pse zëvendësi i Smakajt, Latif Merovci ka dhënë dorëheqje dy ditë para raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, që ishte paraparë për datën 13 të këtij muaji.

Për më tepër, dorëheqja e Merovcit pikërisht në këtë ditë, është bërë ngase shef i tij Bashkim Smakaj, me të cilin ishte planifkuar shkuarja në Kuvend për të raportuar, kishte punuar me ditë të tëra që të pengonte raportimin e Merovcit në komision.

Kështu së paku, ka shkruar Latif Merovci në një letër dyfaqëshe që ia ka dërguar ditë më parë Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, të cilin e udhëheq deputeti, Florin Krasniqi.

Uji Dea

Në letrën e tij ai ka sqaruar arsyet e mosparaqitjes në Komisionin Parlamentar dhe me këtë edhe arsyet e dorëheqjes së tij nga pozita në të cilën në shtator të vitit 2009, ishte emëruar me vendim të presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Letra e Merovcit, të cilën e ka parë gazeta, përshkruan në disa paragrafë, parregullsitë brenda AKI-së. /zer/Indeksonline/