Smajli arrin në Shkodër, vazhdon “rrugëtimin e lirisë”
Pasi mbërriti në Portin e Durrësit disa ditë më parë, publicisti Maxhun Smajli ka vijuar marshimin e tij në këmbë drejt veriut. Ai arriti të martën paradite në Shkodër. Publicisti me banim ne Gjermani, nisi në muajin prill rrugëtimin e lirisë nga një qytet gjerman me destinacion përfundimtar Kosharen, në Kosovë, raporton Top Channel.
Këtë udhëtim ai e bën për nderë të 100-vjetorit të pavarësisë, si dhe për nderë të vendeve që morën pjesë në fushatën e bombardimeve ndaj Serbisë, që solli çlirimin e Kosovës.
Smajli, 48 vjeç, ka festuar ditëlindjen tij pak ditë më parë dhe duke udhëtuar në këmbë do e mbyll këtë rrugëtim pas pak ditësh në Koshare të Kosovës, duke vendosur aty një flamur të madh kuq e zi. /Telegrafi/