RCCOLA

Sllamniku kërkon kthimin e vajzave në shkolla

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Unë si kryetar i degës së PD-së në Gjilan së pari u bëj thirrje institucioneve komunale ta normalizojnë gjendjen dhe të mos e eskalojnë edhe me shume atë gjegjësisht, t`i kthejnë vajzat nëpër shkollat ku janë të thirrura të marrin dije thotë Sllamniku.

Arianit Sllamniku kryetar i Partisë së Drejtësisë në Gjilan dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në institucionet shkollore për shkak të mbulesës.

Sllamniku ka thënë se ngjarjet e fundit gjithandej Kosovës, në institucionet shkollore janë marrur masa edhe më të rrepta ndaj vajzave me shami të kokës.

Eco Higjiena

“Kjo në Gjilan eskaloi edhe me intervenimin policor ndaj prindërve të vajzave të cilët kërkuan shpjegime nga institucionet në Gjilan. Unë si kryetar i degës së PD-së në Gjilan së pari u bëj thirrje institucioneve komunale ta normalizojnë gjendjen dhe të mos e eskalojnë edhe me shume atë gjegjësisht, t`i kthejnë vajzat nëpër shkollat ku janë të thirrura të marrin dije” ka thënë Sllamniku.

Sllamniku u ka bërë thirrje edhe deputetëve të PD-së që e kanë marrë votën në emër të mbrojtjes së dinjitetit të këtyre vajzave – premtim paraelektoral i zgjedhjeve të fundit parlamentare që të dalin publikisht dhe të dëshmojnë paaftësinë e tyre për t`i përmbushur obligimet e votuesve të tyre, votues që i benë të jenë aty ku janë dhe po qëndrojnë fare pa ndërmarrë as edhe një iniciativë në ketë drejtim thuhet në reagimin e Sllmanikut./rajonipress/