Skuadra e madhe turke pas Etrit Berishës
Besiktas po e kërkon portierin Etrit Berisha.Besiktas nuk është e kënaqur me portierin aktual, Boyko dhe për këtë është në kërkim të një portieri të ri.
Haber1903 shkruan se Etrit Berisha është zgjedhja e parë e skuadrës turke, pasi besojnë se portieri i kombëtares shqiptare do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën e tyre.
Berisha që është pjesë e Lazios nuk po gjen hapësirë në skuadrën e parë dhe Besiktas do të ishte një mundësi e mirë për të, për të mbajtur formën e mirë për kombëtaren kuqezi. /Express


