Hidromorava

Skuadra e madhe angleze pas Etrit Berishës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja e Etrit Berishës vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Dëshira portierit të kombëtares shqiptare është të qëndrojë te Lazio por me një kusht dhe ai është që 27-vjecari nga Prishtina në sezonin e ri të jetë portieri titullar i skuadrës bardhekaltër.

Presidenti Claudio Lotito pak kohë më parë ia ka premtuar dicka të tillë Berishës, por e ka bërë këtë gjë me idenë se Federico Marcheti, portieri i parë i Lazios do të largohet nga kryeqyteti italian, gjatë kësaj merkatoje. Megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete për një lamtumirë të mundshme të Marchettit dhe në këtë kontekst gjasat më të mëdha për tu larguar i ka Berisha.

Lalaziosiamonoi.it faqja e specializuar që qëndron shumë pranë klubit bardhekaltër raporton se për të ardhmen e gardianit shqiptar do të vendosë trajneri i ri Marcelo Bielsa por ndërkohë bën gjithashtu me dije, për interesimin e disa klubeve angleze për Berishën.

HW

Te Lazio në këtë merkato është afruar një tjetër portier Ivan Vargic dhe nëse qëndron edhe Marchetti atëherë për kuqeziun nuk do të ketë më vend te skuadra italiane.

Nga Anglia skuadrat që e pelqejnë sëtëpermi 27-vjecarin janë Evertoni dhe Aston Villa, pa harruar këtu Watfordin por edhe turqit e Beshiktashit. Mbetet për tu zbuluar se cila do të jetë e ardhmja e Etrit Berishës, teksa fjalën e fundit do ta thotë trajneri i ri i Lazios Marcelo Bielsa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.