KKGJILAN

Skovbo: Vrasja e Ivanoviqit do t’i adresohet Kosovës

/ 2 minuta lexim

John Skovbo, drejtori i përgjithshëm i akademisë ushtarake daneze “East Bridge Academy”, thotë se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, edhe pse është proces i gjatë, nuk është i pamundur nëse fillohet tani.

Përmes ligjit apo përmes ndryshimeve kushtetuese, këto janë dy mënyrat që Skovbo konsideron se mund të çojnë deri te ky transformim.

Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës është e gatshme për bashkëpunim me ndërkombëtarët një gjë e tillë mund të bëhet shumë më lehtë.

RCCOLA

Por këta të fundit ende nuk kanë shfaqur interesim për një gjë të tillë, madje Skovbo për “Zërin” bëri të ditur se është munduar të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, por në këtë takim nuk erdhi shefi i ekzekutivit të Kosovës, pavarësisht se ai priti për të disa orë.

Zëri: Z. Skovko, çfarë u nevojitet Forcave të Sigurisë së Kosovës që të bëhen ushtri?

Skovbo: Nga këndvështrimi im ose nga pikëpamja e “East Bridge Academy” FSK-ja duhet ta rrisë dhe ta promovojë më shumë trajnimin nëse ambicia e politikanëve të Kosovës është të jenë bashkëpunues me partneritetin ndërkombëtar në të ardhmen me qëllim që ta arrijnë një nivel të lartë të standardeve të NATO-s. Dhe kjo natyrisht ka të bëjë me trajnimin dhe me edukimin e ushtrisë, ata duhet të jenë të përgatitur për këtë.