Uji Dea

S’kishte para për hotel, fjeti në plazh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja britanike Rita Ora ka fjetur në plazh gjatë pushimeve si adoleshente, sepse ajo nuk mund të përballonte pagesen e një dhomë hoteli. Rita 22 vjeçare, kishte kaluar pushimet në Barcelonë, Spanjë me motrën e saj, por ato nuk kishin mjaft të holla për të qëndruar diku, prandaj ato thjesht kishin fjetur buzë detit.

“Unë isha në pushime në Barcelonë, kur isha 17 vjeçare, me motrën time të madhe. Kemi qenë në plazh dhe në fakt nuk kishim të holla, kështu që kemi fjetur në plazh për dy netë”, ka thënë Rita, duke shtuar:

Fundamenti

“Kam fjetur me krye në valixhen time, por kam kaluar shumë mirë. Tani unë mund të qëndrojë në hotele, por asgjë nuk mund të tejkaloje atë përvojë në plazh. I kam bërë miq të gjithë, pasi ka pasur shumë njerëz të cilët ishin duke fjetur në plazh!” /Indeksonline/