Mobi Casa

Skifteraj përkujton përvjetorin e ofensivës serbe mbi këtë fshat

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës, të banorëve të fshatit Skifteraj të Vitisë, institucionet komunale, përfaqësuesit e subjekteve politike, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë e të tjerë, kanë zhvilluar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave të luftës, ku janë përkujtuar të rënët e këtij fshati.

Përveç homazheve që janë bërë te varrezat e tyre, janë përkujtuar edhe viktimat e kësaj ofensive nga forcat paramilitare serbe, si dhe 4 fëmijë të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e minave të vendosura brenda fshatit Skifteraj.

Eco Higjiena

Gjithashtu në nderim të tyre janë bërë edhe homazhe në varrezat e të rënëve në Stubëll të Ulët në vendin e quajtur “Therrali”.

Ndërkaq në Skifteraj, konkretisht në sallën e pritjes është zhvilluar edhe një ekspozitë e ngjarjeve të 15 prillit 1999./rajonipress/