Eko Higjiena

Skifteraj kërkon kanalizim, ujësjellës dhe asfaltimin e rrugëve lagjore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Në Skifteraj është mbajtur debati publik rreth planifikimit të buxhetit për periudhën 2018-2020, me që rast janë njoftuar banorët për procedurat e buxhetit deri në aprovimin nga ana e Kuvendit Komunal.

Drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, ka njoftuar ndër të tjerash për kategoritë shpenzuese të buxhetit, si dhe planifikimet për 3 vitet e ardhshme.

Të pranishëm ishin edhe drejtorët tjerë Qahil Sinani, Basri Aliu e Ajet Sallahu. Banorët e fshatit Skifteraj kanë parashtruar edhe kërkesat e tyre si prioritete të projekteve në të ardhmen, duke renditur si shumë të nevojshme funksionalizimin ujësjellësit të fshatit, renovimin e rrjetit të kanalizimit i cili ka defekte nëpër fshat, rregullimin e rrugëve fushore, por gjithashtu edhe asfaltimin e disa rrugëve lagjore dhe hapjen e kanaleve të ujit me ndërtimin e urave të arave.

FIDANISHTJA

Banorët gjithashtu kanë kërkuar përshpejtim të punëve që parashihen për sivjet të kryhen në fshat, siç është rruga Skifteraj- Mogillë e cila pritet të asfaltohet, sikur edhe trotuari që përshkon rrugën kryesore të fshatit.

Debat publik për buxhetin, ishte paraparë të mbahet paraprakisht edhe në fshatin Podgorc, mirëpo kjo nuk u mbajt për shkak se nuk pati qytetar të interesuar për pjesëmarrje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.