Fundamenti

Skifteraj dhe Remniku lidhën mes veti me rrugën e re të asfaltuar në lagjen e Toplaneve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Fshatrat Skifteraj dhe Remnik të Vitisë nga sot pritët të lidhën mes veti me rrugën e re që përshkon përmes lagjes se ”Toplanve” në Skifteraj.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e kësaj rruge të rëndësishëm.

Në fillimin e përurimit të kësaj rruge, pati banorë të dy fshatrave, të cilët u shprehën të lumtur me realizimin e këtij projekti infrastrukturor duke falënderuar Halitin për projektin në fjalë.

Eco Higjiena

Me këtë rast Haliti tha se qeverisja lokale e Vitisë, ka kohë që me projekte të shumta po lidhë mes veti vendbanimet dhe po krijon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai po ashtu theksoj se ata do të vazhdojnë me ritëm të shtuar të punojnë edhe në projekte të tjera në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komunë, duke përmendur edhe disa projekte që janë realizuar dhe disa që pritet të realizohen së shpejti.

Përndryshe ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave Remnik e Skifteraj, duke vlerësuar si i një rëndësie të veçantë për ta./rajonipress/