Uji Dea

Skepticizëm për tribunalin

/ 2 minuta lexim
HW

Nisma që Kosova të themelojë një tribunal ndërkombëtar për krimet, të cilat Serbia i ka kryer gjatë luftës së fundit, po pritet me skepticizëm nga juristët vendorë. Kjo për faktin se siç thonë ata një tribunal i tillë po bëhet për t’i mbuluar dështimet që kanë ndodhur për dy dekada në sistemin e drejtësisë së Kosovës, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për “Zërin” se iniciativa për formimin e tribunalit për krimet e serbëve në Kosovë nuk do të ketë efekt. “Iniciativa për krijimin e një tribunali të tillë është pa efekt ligjor dhe me qëllim të mbulimit të dështimeve të tjera.

ARKATANA

Tribunalet e tilla formohen me anë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për miratimin e një rezolute të tillë kërkohen edhe votat e 5 vendeve anëtare të përhershme të këtij Këshilli (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe), shkruan më tutje “Zëri”.

Aktualisht nuk ka një vullnet nga këto shtete për t’u votuar ky tribunal ndërkombëtar, aq më pak nga Rusia dhe nga Kina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.