Mobi Casa

S’keni drejtë ta përdorni flamurin e Shqipërisë, por të pakicave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Dëshirojmë që sa më parë të vazhdojmë dialogun me shqiptarët nga jugu i Serbisë”, ka deklaruar sot Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Stankoviq, gjatë qëndrimit në TV B92, ka thënë se Qeveria e Serbisë në një afat sa më të shpejtë do t’i përgjigjet kushteve të parashtruara të përfaqësuesve shqiptar të Luginës për të vazhduar bisedimet.

Liderët shqiptar të Preshevës dhe Bujanocit, thonë se dialogu nuk do të vazhdohet deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, në mesin e të cilave bie edhe përdorimi i papengueshëm i gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar.

“Thelbësore është se kushtëzimi askujt asgjë të mirë nuk i ka sjellë, kështu që nuk do t’i sjell as shqiptarëve. Qeveria e Serbisë dëshiron që të vazhdojë bisedimet dhe përmes bisedimeve të zgjidhim këto çështje”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli.

Uji Dea

Rreth dhënies së të drejtës së përdorimit të flamurit Shqiptar, Stankoviq ka thënë se nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë flamurin e Shqipërisë, mirëpo gjithsesi kanë të drejtë që të shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare.

“Ata munden ta shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare ashtu qysh këtë çështje edhe e rregullojnë konventat ndërkombëtare, mirëpo ky flamur në ndonjë pjesë të saj duhet të dallojë nga flamuri i shtetit Shqiptar”, ka shtuar Stankoviq.

Ai ka theksuar se shqiptarëve nga jugu i kanë propozuar që me ndihmën e ekspertëve nga Shqipëria dhe nga Fakulteti i Drejtësisë në Nish të pajtohen për pamjen e flamurit të pakicës kombëtare shqiptare, transmeton titulli.

Stankoviq ka shtuar se në dialogun me përfaqësuesit e shqiptarëve gjithmonë marrin pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët janë garantues të këtyre bisedimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.