“Skënderbeu” shënon ditën e shkollës

/ 1 minutë lexim

Gjilan- Me aktivitete të ndryshme kulturore është shënuar dita e shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Hogoshtë.

Në këtë shënim solemn ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës Shaip Surdulli, zyrtarë të arsimit si dhe përfaqësuesit e shkollës fillore nga Prekazi, ku kjo e fundit është në binjakëzim me shkollën fillore të Hogoshtit.

Qemajl Biqku, drejtor i shkollës fillore “ Skënderbeu” në Hogosht, pasi përshëndeti të pranishmit ka folur edhe për historikun e kësaj shkolle.

Mobi Casa

Ndërsa, Kreu komunal i Kamenicës Shaip Surdulli, ka përshëndetur gjithë të pranishmit e njëherit u ka uruar ditën e shkollës.

Po ashtu Surdulli, të pranishmit i ka njoftuar për aprovimin e projektit për renovimin e kësaj shkolle pasi që pritet vetëm realizimi i tij, i cili projekt është financim i Komisionit Evropian.

Në fund, nga nxënësit e kësaj shkolle është paraqitur një program i pasur kulturo-argëtues./rajonipress/