Skënder Hyseni: Vitin e ardhshëm, pa viza nëpër Evropë!

Ministri i Punëve te Brendshme, Skënder Hyseni, beson se vitin e ardhshëm kosovarët do të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë.
“Puna e madhe që kemi bërë, e që ka rezultuar me plotësimin e tërësishëm të kritereve nga udhërrëfyesi, na jep çdo të drejtë të besojmë se rekomandimi për vizat, që pritet gjatë javës që po hyjmë, do të jetë pozitiv në mënyrë që vitin e ardhshëm edhe kosovarët të mund të udhëtojmë pa viza në Evropë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.