Fundamenti

Skënder Hyseni: Taksa duhet të hiqet, për reciprocitetin të mendohet mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Skënder Hyseni nga LDK ka thënë se vendosja e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë ka qenë veprim i mirë në kohën kur është bërë. Por tash. sipas tij situata ka ndryshuar dhe që kjo masë duhet të hiqet nga institucionet e Kosovës.

“Taksa është shndërruar në kauzë të përplasjes së brendshme politike. Shihet qartazi se ka polarizim rreth kësaj teme brenda spektrit politik në Kosovë. Kjo e bën taksën të dëmshme, hiç fare tarifën si pengesë për rivendosjen e dialogut me Serbinë që është agjendë amerikane dhe ne nuk kemi asnjë llogari që të mos e përkrahim. Ne duhet bëhemi bashkautorë të agjendës amerikane”, ka thënë Hyseni, në Zona B të Klan Kosova.

Hyseni ka theksuar se edhe masa e paralajmëruar e reciprocitetit duhet të mendohet mirë para se të vihet.

“Taksa duhet të hiqet. Nuk duhet të bëhen improvizime. Do të doja ta dija se çfarë mendohet me reciprocitetin dhe nëse mendohet si një kauzë tjetër që paraqet të njëjtat pengesa, atëherë kjo duhet të mendohet mirë. Të mendohet mirë para se të bëhet hapi i caktuar. Nuk e kam të qartë se çfarë mendohet me reciprocitetin”.

ARKATANA

“Reciprocitet ekonomik ka disa rrafshe që mund të zbatohet. Nëse flasim për reciprocitet total, kjo është veç një kauzë e re që e zëvendëson kauzën e vjetër. Reciprocitet total do të thotë njohje e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Taksa duhet të hiqet pa asnjë kushtëzim, por kushtëzimi duhet të vjen nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradi. I vetmi kusht i panegociueshëm është që Beogradi të ofroj prova që ka ndërprerë fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe kundër njohjeve dhe fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizma ndërkombëtarë”.

Hyseni ka thënë se LDK ende nuk ka një vendim të sajin rreth taksës.

“Nuk e kemi trajtuar në strukturat e partisë ende këtë çështje por duhet trajtuar dhe të merret një vendim për taksën – rreth pjesës së taksës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.