ARKATANA

Skenari 2014

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arben Ahmeti – Ka shumë teori mbi atë se çfarë e vendos të ardhmen tonë. Dikush beson se krejt çfarë ndodh është e shkruar nga Zoti. Disa të tjerë besojmë se të ardhmen e vendos pozicioni i yjeve në gjithësi, e dikush tjetër në atë se a ta ka ‘pre macja e zezë apo e bardhë rrugën’.

Pa pasur asnjë qëllim që të hedh hije dyshimi a shkëndija besimi mbi të gjitha teoritë e mbifuqishme, po zgjedh teorinë që pashmangshëm përcakton një pjesë të asaj që do na ndodh për ta përshkruar pak skenar të vitit 2014. Po bazohem në teorinë e veprimeve.

Janë veprimet që i kemi bërë ato që pastaj na çojnë te një zhvillim. Është zhvillimi që ia kemi bërë argatin dikur në një kohë, në një vend.
Ky është skenari në tri akte i Kosovës 2014.

Akti 1

Trupat e turpit

Baci Azem mund të vdesë i qetë në fund të këtij viti. Ankthi 15-vjeçar do t’i marrë fund kur Batajnica, Bori dhe nja dy lokacione tjera do t’i nxjerrin trupat e të dashurve të bacit Azem, të dashurve të mi, trupat e shqiptarëve tanë të pagjetur.

Kësisoj pasi t’i ketë rehatuar eshtrat e të gjithë anëtarëve të familjes baci Azem do të lehtësohet. Zhvillimi nuk do të ndodhë sepse tek tash është mësuar lokacioni i trupave, por sepse vetëm tash Serbia ka interes ta zhvarrosë marren dhe çmendurinë. Normalizimi dhe BE-ja janë interesi.

Akti 2

Prej nga këta trupa?!

Hidromorava

Jovana mund të mos ketë nevojë që në këtë qershor të ndezë qirinj dhe të qajë para çezmës së shatërvanit.

Nëna serbe nga rrethina e qytetit jugor humbi burrin pesë ditë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s. Ajo dhe disa nëna e baballarë serbë përjetojnë ankth diçka të ngjashëm me atë të bacit Azem. Dikush më shumë e dikush më pak, pa pasur ende një njësi të saktë të matjes së dhimbjes. Nejse, këta serbë as pa e ditur se sa janë, sepse shteti i tyre i talli sa herë u tha që janë shumë më shumë sesa që janë.
Sidoqoftë, Jovana me shumë gjasë do të mësojë se çfarë ka ndodhur me burrin e saj. Jo se dikush nuk e ka ditur deri tash, por sepse vetëm tash e kemi përpara normalizimin.

Akti 3

Raporti

Gazeta londineze do të dalë edhe njëherë fituese në garën mes medieve të Prishtinës dhe Beogradit për të pasur ekskluzivitetin e raporteve të ndjeshme ndërkombëtare.
Amerikani i ngarkuar për ta ndjekur telenovelën e verdhë, do ta kryejë punën e tij pak muaj para se të përfundojë ky mandat i EULEX-it dhe rrjedhimisht edhe i tij. Organe nuk ka. Por ka të pagjetur për zbardhjen e fatit të të cilëve tash do të duhet të përkujdeset një gjykatë dhe prokurori evropiane.

Individët sërish do të mundohen ta shpëtojnë veten duke e kolektivizuar përgjegjësinë.

Akti tre nuk do të ndodhë sepse u shty nga dikush kundër UÇK-së apo shqiptarëve. Por sepse kemi fate njerëzish që duhen zbardhur. Fate që dikush dikur ua bëri një argat.

(Autori është Redaktor Përgjegjës në gazetën Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.