UBT

Skenarët ogurzi , skenarë të pushtetit aktual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – LDK dega në Gjilan reagon ashpër ndaj komunikatës së zyrës për informim të komunës së Gjilanit, ku zëdhënësi i saj mundohet ta implikoj LDK-në si organizatore e protestës së djeshme të iniciativës qytetare të Zhegrës.

LDK edhe njëherë i përkujton zyrtarit komunal të Gjilanit se politikat diskriminuese që ky pushtet i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë me deklarata dhe reagime ogurzeza nuk i shërbejnë mirë qytetarëve të Gjilanit thuhet në reagimin e nënshkruar nga Saranda Bllaca.

Njoftojmë opinionin publik Gjilanas se Dega e LDK-së në Gjilan nuk ka qenë pjesë organizative e kësaj proteste , por duke u bazuar në politikat zhvillimore që ka LDK ku qytetari është subjekt serioz gjithëher kur janë në pyetje interesat e tyre, LDK është afër dhe përkrahë tyre .

RCCOLA

Kjo është arsyeja kryesore që LDK edhe njëherë përkrahë pa rezerva qytetarët e trevës së Karadakut në kërkesat e drejta te tyre. Nuk është hera e parë që ky pushtet fyen dhe kultivon urrejtje personale ndaj zyrtarëve te LDK-së.

Reagimi i sotshëm i zyrtarit komunal është tepër banal dhe i pa nevojshëm në këtë kohë ku njerëzit kanë të drejtë legjitime të protestojnë dhe t’i kërkojnë ato të drejta që ju takojnë edhe me ligj.

I kujtojmë edhe njëherë zyrtarit komunal që LDK ka qenë dhe mbetet forcë shumë e fuqishme politike , me një besim shumë te madh në elektorat dhe skenarët e paralajmëruar nga zyrtari komunal janë dhe mbeten produkt i partisë në pushtet , që LDK-në nuk e shqetësojnë aspak, sepse LDK kultivon kulturë dhe moral të lartë politik përfundon reagimi./rajonipress/