Hidromorava

Skenarët e dirigjuar (qëllim) këqij

/ 4 minuta lexim

Nga Tërnoci PRESS- Verën e nxehtë në Komunën e Bujanocit, e bëjnë edhe më të padurueshme skenarët e mundshëm të opozitës për kinse ndryshime në qeverisjen lokale të këtij vendi, e cila ende nuk i ka mbushur 3 muaj nga zgjedhjet e reja të 6 majit, të këtij viti.

Prijës i këtyre skenarëve të mundshëm është deputeti jolegjitim i Parlamentit të Serbisë nga Presheva Riza Halimi, i cili i pakënaqur me humbjen e partisë së tij PVD në Preshevë dhe Bujanoc, po mundohet të krijoj probleme artificiale qeverisjeve lokale me ndihmën e forcave radikale të Beogradit.

Për t’i favorizuar, stimuluar dhe trimëruar simpatizuesit e partisë së vet, Riza Halimi, paralajmëron rrejshëm se së shpejti në Bujanoc do të bjerë qeverisja lokale dhe në vend të saj do të ngritet opozita e dirigjuar nga PVD.

Këto skenarë deputeti jolegal i bazon te fitorja e PVD-së në Medvegjë, e cila për t’i ofruar pushtet absolute Sllobodan Drashkoviqit të Daciqit, kërkon nga Beogradi ndihmën institucionale për rrëzimin e pushtetit të ri në Bujanoc.

Në këtë rrugë të pakrye PVD po e shfrytëzon edhe ndihmën e Këshillit Nacional, po ashtu ilegal, pjellë e këtij subjekti politik, i cili dita-ditës po fundoset në humnerën e pafund.

Të gjitha këto skenare të përbashkëta shqiptaro-serbe, kanë një emërues të përbashkët, destabilizimin e rajonit dhe kthimin në skenë të ngjarjeve të viteve të 90-ta.

Beogradit i shkojnë për shtati këto skenare ngase më lehtë do t’i stimulonte serbët lokal ta luajnë lojën e “ruletit rus”!
Rrëzimi i një pushteti kinse multietnik dhe krijimi po ashtu të një pushteti tjetër poashtu multietnik, do të krijonte një klimë të padurueshme politike në Komunën e Bujanocit.

RCCOLA

Këto lojëra të ndyta politike do të krijonin një krizë parlamentare të sekuestruara nga serbët e vetëdijshëm nga këto skenare dhe shqiptarët e pavetëdijshëm për pasojat e shembjes së institucioneve të ngritura nga vota e lirë e qytetarëve.

Nëse nga këto skenare vjen, deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit përgjegjësinë do ta bartin subjektet politike shqiptare dhe 30 këshilltarët komunalë shqiptarë, të cilët manipulohet për qëllime të ultë personale.

Beogradi dhe serbët lokalë në Bujanoc, janë të vetëdijshëm se shqiptarët nëse përsëriten zgjedhjet nuk do të jenë ata që do t’i fitonin 30 ulëse në parlamentin lokal. Ata nuk po mund të pajtohen me këtë fitore të thellë të shqiptarëve, të cilët në tri mandatet e kaluara mezi arrinin t’i siguronin 23 këshilltarë nga 41 sa ka kuvendi komunal.

Fitorja historike e shqiptarëve në Komunë e Bujanocit, në zgjedhjet e majit të këtij viti, tmerroi subjektet politike serbe jo vetëm në këtë komunë, por edhe më gjerë në Serbi.

Kjo fitore, po të ishte kurorëzuar me një marrëveshje gjithëshqiptare si në mandatet e kaluara, do të ishte vendimtare në kërkesat e saj qoftë në nivel komune, qoftë edhe në nivel qendror dhe ndërkombëtar.

Përpjekjet e serbëve të veriut të Kosovës për tu kyçur në bisedimet e ardhshme Prishtinë-Beograd do të stimulonin këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve për një qasje të re në politikën shqiptare të Kosovës Lindore.

Në vend të deputeti jolegjitim dhe Këshilli Nacional jolegal, të merren për unifikimin e faktorit shqiptar në Kosovën Lindore, ata merren me skenarë të kobshëm se si ta rrëzojnë pushtetin lokal në Bujanoc dhe t’i bllokojnë të gjitha proceset për një jetë më të mirë në këto hapësira.