HW

S’kemi komunikim me Thaçin – Haziri e përdorë pak strategjinë e vjetër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me ftesë të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, ishin mbledhur të gjithë kryetarët e degëve në selinë qendrore të partisë, për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme që finalizohet më 3 gusht, dhe për situatën politike pas dorëheqjes së Haradinajt e organizimin e zgjedhjeve të reja.

Pas një takimi që ka zgjatur më shumë se dy orë, para mediave ka folur vetëm nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili njëherit është edhe një prej zyrtarëve që synon të zë vendin e Isa Mustafës në parti.

Haziri pasi ka shpjeguar për atë që ka ndodhur brenda takimit, në pyetjet e gazetarëve se a ka marrë ftesë LDK’ja nga presidenti për konsultime, ka thënë se ‘skanë komunikim’ me Hashim Thaçin.

Kjo deklaratë e kryetarit të Gjilanit vjen në një kohë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 3 gushti, dhe duket se Haziri synon që të përforcojë pozicionin e tij brenda partisë, duke thënë se s’kanë komunikim fare me një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Ibrahim Rugovës e LDK’së, Hashim Thaçin.

Kjo deklaratë e tij është një tregues që në prag të zgjedhjeve të parakohshme, pozicionin e vet opozitar po kërkon ta forcojë edhe LDK’ja.

ARKATANA

Ngrirjen e raporteve me Thacin LDK e kishte përdorur si strategji edhe kohë me parë, megjithatë me kalimin e muajve, raportet e tyre ishin përmirësuar.Sic dihet LDK është partia që e ka ulur në karrigen e shefit të shtetit Hashim Thacin.

Zgjedhjet e reja parlamentare pritet që të caktohen pas konsultimeve që Thaçi do të mbajë me partitë politike. Haziri në një emision televiziv ka thënë që LDK’ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti, ndërsa ka thënë se për ato paszgjedhore, duhet pritur të flitet pas zgjedhjeve.

Ndërkohë derisa të gjitha partitë janë të gatshme për zgjedhje, nga PDK’ja e Veselit nuk shohim shumë disponim për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Derisa Abelard Tahiri kishte përmendur mungesën e fondeve për organizimin e zgjedhjeve, ministrja tjetër e PDK’së, Dhuarata Hoxha, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë do të vonohet procesi i liberalizimit të vizave./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.