Mobi Casa

S’kanë pare për fanella

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një ekip profesional i futbollit paraqiten të zhveshur në fotografinë e tyre të ekipit, pas dështimit për të nënshkruar me një sponsor të ri për fanellën e tyre.

Ekipi i ligës së parë Yeovil Town, thekson se ata po mundohen që të gjejnë një sponsor të përkohshëm që t’i përkrahin ata me 100.000 funta për këtë sezon.
Menaxheri i ekipit Gary Johnson vendosi që skuadra e tij të zhveshë fanellat e pjesës së sipërme, vetëm ai, asistenti i tij Terry Skiverton, dhe stafi i tij janë të veshur.

Uji Dea

Ai tha: “Unë nuk mund të shoh që ekipi të mund të qëndrojë pa sponsor, pra,vazhdon me ironi, ne kemi vendosur që të luajmë pa fanellë”.
Tani klubi është duke negociuar me firma të ndryshme./Indeksonline/