UBT

Skandaloze, paralajmërohet dështimi i madh i Kosovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur që të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, në takimin e radhës që sivjet do të mbahet në Kili. Mirëpo rreziku i dështimit i cili e përcolli Kosovën herën e fundit, shihet në storje tjetër e përsëritur edhe në këtë rast, ngase politika e jashtme e Kosovës është në defanzivë të madhe.

“Me këtë lidership të dështuar në arenën ndërkombëtare, përkatësisht me këtë qeverisje skandaloze dhe diplomaci të fjetur, është e sigurt që Kosova nuk do të realizojë qëllimin e saj për anëtarësim në Interpol, por qëllimi i sponsorizuesve të kësaj kërkese për zhvatjen e buxhetit të shtetit do të arrihet në plotni”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur që të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, në takimin e radhës që sivjet do të mbahet në Kili. Mirëpo rreziku i dështimit i cili e përcolli Kosovën herën e fundit, shihet në storje tjetër e përsëritur edhe në këtë rast, ngase politika e jashtme e Kosovës është në defanzivë të madhe.

Analisti politik, Florim Zeqa nuk e përjashton fare rrezikun që Kosova të dështojë përsëri që të anëtarësohet në Interpol, kurse deri në ditën e votimit, ka rrezik që buxheti i shtetit të zhvatet përsëri kinse për kampanjën për lobim në Interpol.

Zeqa konsideron se Kosova nuk është sa duhet e përgatitur dhe nuk ka punuar mjaftueshëm për ta pasur përkrahje në arenën ndërkombëtare, ngase për këto vitet e fundit ka humbur shumë në rrafshin e diplomacisë faji i diplomacisë skandaloze të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, por edhe për shkak të dështimit të vetë MPB-së dhe policisë së Kosovës në ballafaqim më serioz me krimin e organizuar brenda për brenda vendit.

“Kosova është tepër mbrapa në krahasim me lobimin që Serbia po e bënë kundër Kosovës jo vetëm për INTERPOL-in por edhe në rrafshin më të gjerë diplomatik. Në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova, me një diplomaci të dështuar dhe pa mbështetje në arenën ndërkombëtare, kundrejt një Serbie në ofensivë diplomatike, gjasat për anëtarësim në INTERPOL janë më tepër se minimale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Mobi Casa

Madje ai thotë se do të jetë një gabim tjetër i pafalshëm aplikimi i radhës pa i pasur votat e garantuara paraprakisht.

“Paraqitja e sërishme e kërkesës për anëtarësim në Interpol nga ana e Komiteti Ekzekutiv për INTERPOL-in, pa sigurimin e mbështetjes së shumicës së shteteve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, do të dëmtojë akoma më shumë imazhin e Kosovës”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Zeqa thotë se kjo përbërje e qeverisë së tanishme dhe politika e jashtme e dështuar, të bëjnë të besosh 100 se do të dështon edhe kjo përpjekje për Interpolin.

“Me këtë lidership të dështuar në arenën ndërkombëtare, përkatësisht me këtë qeverisje skandaloze dhe diplomaci të fjetur; është e sigurt që Kosova nuk do të realizojë qëllimin e saj për anëtarësim në Interpol, por qëllimi i sponsorizuesve të kësaj kërkese për zhvatjen e buxhetit të shtetit do të arrihet në plotni. Në emër të kinse për kampanjën për lobim në Interpol, drejtuesit e papërgjegjshëm të institucioneve shtetërore përmes Komitetit Ekzekutiv për INTERPOL do të zhvatin miliona euro nga buxheti i shtetit dhe faturën e të cilit dështim do ta paguajnë qytetarët e varfër nga xhepat e tyre”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

“Njëra ndër arsyet e dështimit në Interpol do të jetë edhe mos efikasiteti i Policisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë brenda vendit, të grupeve të mëdha mafioze të lidhura me politikën, kurse më pastaj, pas dështimit, politikanët e Kosovës shumë shpejtë do ta gjejnë fajtorin kujdestar pse nuk morrin mbështetje për Interpolin.Sikurse herëve të tjera, pas dështimit do të fajësohet bashkësia ndërkombëtare për të arsyetuar zbrazjen e buxhetit”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.