Hidromorava

Skandaloze: Komuna e Gjilanit tenton ta degradojë natyrën e bukur e të pastër të Stublinës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Banorët e Stublinës kanë reaguar ashpër ndaj tendencës së Komitetit për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë që të lejoj propozim vendimin për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK në Stublinë për hapjen e varrezës për groposjen e kafshëve të ngordhura. Ky propozim do të ishte skandaloz dhe fund e krye i kriminalizuar thonë banorët.

Banorët e Stublinës janë të shokuar nga ideja e Komunës së Gjilanit, që në natyrën e këtij fshati të bukur me premisa të turizmit të pastër, ta shndërrojë në gërmadhë dhe ta prish, degradoj e humb vlerën e madhe që ka fshati me gjithë infrastrukturën përcjellëse.

Në fakt Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë ka dhënë një ide që të merret vendim që një parcelë gjoja komunale në Stublinë, të shfrytëzohet për një varrezë për groposjen e kafshëve të ngordhura.

Uji Dea

“Alban Hyseni dhe Arianit Sadiku duhet ta kuptojnë se ky fshat ka pasuri të mbrojtura dhe me asnjë çmim nuk lejojmë që të degradohet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe me natyrë kriminale. Askush nuk mundet ta stopojë zhvillimin e këtij fshati sepse në të kundërtën kjo do të shihej si një krim institucional” thonë banorët e Stublinës.

Banorët e Stublinës janë të zhgënjyer nga udhëheqja komunale e cila po tregohet fëminore në raport me problemet e mëdha që ka Gjilani.”Stublina me asnjë çmim nuk do të lejojë të shkatërrohet ambienti e gjelbërimi i shumtë që ndodhët në atë pjesë. Fshati është ngjallur për një kohë shumë të shkurt falë asfaltimit të rrugës që i ka kthyer shpresat për jetë e investime. Kjo varrezë e kafshëve e prishë hapësirën gjeografike duke lënduar rëndë parkun “Enver Ramadani” dhe pjesët tjera turistike që posedon ky fshat” kanë shtuar banorët e Stublinës të cilët kanë kërkuar nga të gjithë anëtarët e këtij komiteti që ta injorojnë këtë propozim kriminal./rajonipress/