Skandaloze: Edhe ministrat e Kosovës ndihmojnë Qeverinë e Serbisë në Artanë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bajrush Ymeri kandidat i LDK-së për kryetar të Artanës thotë për rajonipress se dje dhe sot gjatë gjithë kohës kompania “Al Trade” nga Prishtina ka shpërndarë material ndërtimor për serbët e këtushëm. Kjo kompani është e kontraktuar nga ministria për kthim dhe komunitete që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq.

Bajrush Ymeri nuk është i befasuar me ndërhyrjen e MUP-it serb në zgjedhjet në Artanë. Madje nuk do të ishte i befasuar edhe sikur të kishte kompani serbe që do të lobonin për kandidatin e tyre serb, raporton rajonipress.

Megjithatë, Ymeri është i zhgënjyer kur ka parë kompaninë shqiptare “Al Trade” nga Prishtina e cila është e kontraktuar nga Ministria për kthim dhe komunitete tek Dalibor Jevtiq.

Uji Dea

Kjo kompani sipas Ymerit të shtunën tërë ditën dhe sot ka shpërndarë ndihma në material ndërtimor.””Pos Serbisë që dëshiron me çdo kusht të më mund në këmbë janë que fatkeqësisht edhe ministrat serb në Qeverinë e Kosovës përmes ndonjë kompanie shqiptare. Kjo është për keqardhje sepse edhe kryeministri është i njoftuar, por me heshtjen e tij dhe mos veprimin e tij ka treguar se edhe ai është kundër meje. Unë jam mbetur i vetëm në këtë proces kaq të vështirë dhe nuk po mund t`ju rezistojë shantazheve e kërcënimeve, presioneve të MUP-it, që po i bënë qytetarëve serb përkundër dëshirës që ata kanë për të votuar për mua”.

Ymeri tha se e ka njoftuar policinë për kompaninë “Al Trade” dhe ata janë duke u marrë në pyetje rreth shpërndarjes së këtyre ndihmave./rajonipress/