Mobi Casa

Skandaloze: Albin Kurti thotë se shqiptarët nuk e duan Amerikën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, ka thënë Kurti, 10 orë para nisjes së protestës.

Orën e parë së premtes ka filluar dhe numri i njerëzve në shesh është shtuar. Dy sheshet janë më të mbushura me njerëz, krahasuar me dy netët e tjera, por vihet re fokusi tek një grup. Aty është Albin Kurti, i cili po flet me një grup demostruesish.

U ka folur për shqiptarët, Amerikën dhe frikën nga braktisja.

Teksa një grup qytetarësh diskutonin për raportet amerikano-kosovare me shkas deklaratat e ambasadorit Greg Delawie, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thënë drejtuesve se nga përvoja e tij ka mësuar një gjë mbi këto raporte.

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, ka thënë Kurti, 10 orë para nisjes së protestës.

FIDANISHTJA

Kurti bashkë me opozitën po protestojnë duke kërkuar zgjedhje të parakoshme, pasi kolacioni qeverisës ka shkelur kushtetutën kur bëri marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe dhe fali territor Malit të Zi përmes Demarkacionit. Gjithashtu nuk e duan Hashim Thacin, president, pozitë kjo që mund ta marrë qysh të premtën.

Duke e shpjeguar frikën e shqiptarëve nga braktisja amerikane, Kurti ka treguar një fabulë të një fëmije i cili nuk mendon se ka humbur në plazh por që e ka braktisur nana.

“Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Amerika. Nuk është që e dojnë por tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë”, ka thënë Kurti.

Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme, e ajo që ka ngjallur më së shumti duartrokitje është pohimi i një qytetari që i referohej Shqipërisë si shteti para Amerikës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.