FIDANISHTJA

Skandali në Austri: Kancelari Sebastian Kurz, thërret zgjedhjet e parakohshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.

Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqjen të shtunën, pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibica të Spanjës.

Kancelari Kurz tha se nuk mundi të arrinte një marrëveshje me udhëheqësit e Partisë së Lirisë mbështetës të politikave kundër-emigracionit të zotit Strache, për të çuar përpara koalicionin me Partinë Popullore të qendrës së djathtë, raporton VOA.

Ai tha gjithashtu se një koalicion i mundshëm me socialdemokratët nuk do ta lejonte qeverinë austriake të zbatonte politikat e saj për uljen e borxhit e të taksave.

FIDANISHTJA

Dorëheqja e Heinz-Christian Strache konsiderohet një goditje për forcat populiste e nacionaliste që janë pro politikave më të forta ndaj emigracionit në Evropë. Ajo vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të parashikuara të mbahen në datat 23-26 maj në 28 vende të BE-së.

Heinz-Christian Strache njoftoi dorëheqjen të shtunën dhe nuk pranoi pyetje nga gazetarët. E përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe e përjavshmja “Der Spiegel” publikuan të premten pjesë nga një video e fshehtë që tregonte zotin Strache tek i ofronte kontrata të qeverisë austriake një shtetaseje ruse që pretendonte se ishte e interesuar të investonte sasi të mëdha parash në Austri. Politikani 49-vjeçar tha se kishte qenë nën efektin e fortë të pijeve alkoolike dhe ishte “sjellë si një adoleshent” në një përpjekje siç tha ai, për “t’i bërë përshtypje organizatores tërheqëse” të festës në një vilë në Ibica.

Më herët të shtunën, disa mijëra protestues të opozitës bënë thirrje për zgjedhje të reja përpara zyrës së kancelarit Kurz në Vjenë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.