FITORJA

Skandali me rezervat e shtetit, Haradinaj: Kurti është pikënisja e këtij krimi, Ridvani përfundimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në FRONTAL të T7 ka folur për skandalin e rezervave shtetërore. Haradinaj thotë se qysh herë ka paralajmëruar se në Kosovë po krijohet një formë e re e korrupsionit, të cilën Haradinaj e quan si “lidhje të shkurt”.

Haradinaj thotë se kryeministri Kurti nuk iu beson institucione të vendit, dhe s’i kanë mjaftuar vendosja e dostave në institucione, meqë ka gjetur edhe dosta të jashtëm.

Sipas Haradinajt, Kurti personalisht ka nënshkruar tejkalimin e procedurave të prokuroimit, duke kaluar kështu nga institucionet shtetërore tek dosti i tij.

Mobi Casa

Deputeti i AAK-së thotë se kryeministri Albin Kurti është pikënisja dhe Ridvan Muharremi përfundimi i skandalit me rezervat e shteitt. “E kam paralajmëruar në parlament Kurtin dhe kam paralajmëruar qytetarët që është kriju një formë e re e korrupsionit. Është kjo lidhja e shkurt. Ku në vendet vendimmarrëse janë vendosur shoktë. Kurti duke mos i besu sistemit, s’ka mjaftu me i vendos dostat në pozita vendimmarrëse ka gjetur edhe dosta të jashtëm. Kryeministri ka dhënë autorizim, Kurti personalisht ka nënshkruar për një lloj baj-pas, për të kaluar nga institucionet shtetëtore për tek dosti i tij. Kjo është shumë e rëndë. Është hera e parë që kryeministri nuk i beson shtetit të vet. E lut ministren që me shku të dosti për me i zgjidhë punët e shtetit. Forma e tillë është e jashtëligjshme. Kurti është pikënisja e këtij krimi të ndodhur në raporte me përgjegjësinë institucionale. Fillon nga Kurti e përfundon tek Ridvani.”, ka thënë Haradinaj. “Nuk e zë në faj një sipërmarrës, sepse ata janë të deklarum që e kanë interes profitin, por është e pakuptimtë kjo lidhja e shkurt, që e kam paralajmëruar rrezikun.

Kurti s’i beson kurrkujt, përpos klubit të vet. Çdo vend ku ka financa, i ka çu dostat. Këta si frikësohen njëri-tjetrit dhe pikërisht ndodh aty korrupsioni. Unë i kam thënë Kurtit që nëse ndodh hajnia, ti je hajni apo kryehajni. S’ka mjaftu kjo me e kriju në isntitucione, por i lidhë këta edhe me dostat”, ka shtuar tutje Haradinaj në FRONTAL./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.