UBT

Haziri për takimin në Bruksel: Sa për të ndodhur, mungon vullneti politik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

“Takim sa për të ndodhur”, e ka cilësuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, takimin e nivelit të kryenegociatorëve gjatë të enjtes në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për Express, Haziri tha se përkundër 3 kushteve të Kurtit dhe 7 kushteve të Vuçiçit, procesi i dialogut po vazhdon të mirëmbahet dhe të mos zbatohet asnjë obligim që i kanë palët sot.

“Takim sa për të ndodhur, në parimin e njëjtë ‘jemi marrë vesh për t’u mos marrë vesh. Serbia është kushtëzuar me hapjen e kapitullit 35, ndërsa Kosova po mbahet në sanksione financiare”, deklaroi Haziri.

Ky proces sipas Haziri po rezulton pa asnjë marrëveshje, shkaku i mungesës së vullnetit politik, për t’i shtyrë çështjet përpara.

FIDANISHTJA

“Nga një pozicion strategjik i Kosovës për ta mbyllur marrëveshjen gjithëpërfshirëse si interes kapital për të realizuar mbylljen e shtetësisë së Kosovës, në një menaxhim të situatave dhe nga një proces normalizimi është përkthyer në proces të menaxhimit të krizave”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës është futur me mosbesim në këtë proces, ka thënë nënkryetari Lutfi Haziri.

“Mandej është konvertuar në një agjendë e cila menaxhon situata të krizave dhe asgjë më shumë. Ky proces tash e 4 vite më shumë ka prodhuar situata të krizave sesa që ka prodhuar mirëbesim dhe vullnet politik për të implementuar obligimet e palëve të arritura nga marrëveshjet Kurti-Vuçiç, më 27 shkurt 2023 dhe 17 mars 2023./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.