UBT

‘Skandali më i madh në Ballkan’, prokuroria dorëzohet edhe njëherë përballë Hashim Thaçit

/ 4 minuta lexim

E sipas analistëve, kallëzimet penale ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës është një skandal i radhës në Kosovë, pasi në këtë mënyrë po amnistohen kokat kryesore të këtij skandali. Ata thonë se e gjithë kjo po behet në mënyrë që të shpëtohet koka e Hashim Thaçit, presidentit aktual të Kosovës, i cili sipas analistëve është përgjegjësi kryesor.

E gjithë kjo po bëhet që të shpëtohet koka e Hashim Thaçit, përgjegjësit numrit 1 që e shkaktoj këtë skandal për hatër të presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ose më mirë të themi për të justifikuar dhunën e Erdoganit ndaj qytetarëve turq që i akuzon për grusht-shtet në Turqi”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti., rast ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

E sipas analistëve, kallëzimet penale ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës është një skandal i radhës në Kosovë, pasi në këtë mënyrë po amnistohen kokat kryesore të këtij skandali. Ata thonë se e gjithë kjo po behet në mënyrë që të shpëtohet koka e Hashim Thaçit, presidentit aktual të Kosovës, i cili sipas analistëve është përgjegjësi kryesor.

“Prolongimi i rastit “Gylenistët”, të njërit prej skandaleve më të mëdha të sistemit qeverisës në Kosovë. Edhe përkundër faktit se Prokuroria e Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti, prapë se prapë nuk e ka forcën të shkojë tutje me procedimin e rastit në gjykatë. Dihet mirëfilli se dëbimi i 6 shtetasve turq ishte bërë pas asnjë procedurë të rregullt gjyqësore, në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe të drejtat universale të njeriut”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

RCCOLA

Sipas tij, me heshtjen e këtij rasti nga ana e prokurorisë, po tentohet të amnistohen kokat më të larta që shkaktuan skandalin më të pazakontë në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ky dëbim i paligjshëm i 6 shtetasve turq kishte nxitur reagimin e shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare e të drejtave të njeriut si dhe reagimin e çarqeve diplomatike ndërkombëtare. Pa dyshim se reagimi më i ashpër ishte ai i ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike”. Më heshtjen e këtij rasti nga ana e prokurorisë, po tentohet të amnistohen kokat më të larta që shkaktuan skandalin më të pazakontë në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E gjithë kjo po bëhet që të shpëtohet koka e Hashim Thaçit, përgjegjësit numrit 1 që e shkaktoj këtë skandal për hatër të presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ose më mirë të themi për të justifikuar dhunën e Erdoganit ndaj qytetarëve turq që i akuzon për grusht-shtet në Turqi”, shtoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për fund, ai thotë se mosgatishmëria e Prokurorisë dëshmon qartë se ajo është dorëzuar përballë Hashim Thaçit.

“Mos gatishmëria e Prokurorisë Speciale për të proceduar tutje me rastin e “Gylenistëve”, dëshmon edhe njëherë dorëzimin e prokurorisë përballë Hashim Thaçit dhe të fortëve të politikës në Kosovë. Kjo situatë paradoksale e ka krijuar një imazh tejet negativ për shtetin e Kosovës, i cili aspiron anëtarësimin INTERPOL dhe organizatat tjera më prestigjioze siç janë BE dhe OKB”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa.