UBT

Skandali i ushqimit «Lasagne» dridh Evropën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në vend të mishit të lopës, lazanja e gatshme «Findus» ka shitur me përbërje të mishit të kalit.

Afera e shitjes së lazanjës me përbërje të mishit të kalit, në vend të lopës, ka zgjuar reagime të shumta në Evropë, veçanërisht në Britani të Madhe, por dhe në Francë.

Sa i përket Britanisë së Madhe, konsumi i mishit të kalit është skandaloz, sepse atje kali nderohet dhe konsumimi i mishit të tij është tabu.

Që nga shpërthimi i këtij skandali, lazanjet janë tërhequr nga shitoret në Francë dhe Suedi.

Fundamenti

Drejtori i përgjithshëm i multinacionales së inkriminuar franceze «Findus» ka bërë ankesë ndaj furnizuesit rumun, duke thënë së ata i kanë mashtruar.

Shoqata e prodhuesve rumunë, nëpërmes kryetarit të saj, Sorin Minea, u ka dalë në mbrojtje furnizuesve rumunë, duke thënë se importuesi francez e ka ditur se mishi nuk është i lopës, ngase mishi i kalit ka një shije, një ngjyrë dhe një përmbajtje të veçantë. Sipas tij, arsyeja është financiare, ngase mishi i kalit është më i lirë se ai i lopës.

Edhe firma të tjera kanë filluar tërheqjen e lazanjës së ngrirë nga rajonet e tyre.

Kjo aferë shtron çështjen e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore të importuara në Evropë.(albinfo)