Mobi Casa

Skandali i radhës nga Kuvendi i Kosovës, ja çfarë kërkohet për deputetët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët politikë dhe njohësit e zhvillimeve parlamentare në vend, po e shohin me shqetësim se si së fundi edhe Kuvendi i Kosovës, organi më i lartë përfaqësues i popullit ka fillua të shndërrohet vetëm në një institucion zhvatës dhe të shpenzimit të pa kontrolluar dhe të pa planifikuar si duhet të buxhetit të shtetit vetëm për paga e mëditje, udhëtime zyrtare e punësime militantësh, për çka është detyruar edhe komisioni i buxhetit që ta refuzojë miratimin e Raportit të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tre mujorin e parë të vitit 2019.

Sikur është raportuar nga ky komision, në këtë tre mujor Kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro vetëm për mallra dhe shërbime kurse shqetësime serioze janë ngritur edhe për udhëtimet zyrtare të delegacioneve të fryra më pjesëmarrës koti për të cilët shkon buxheti në mëditje dhe akomodim.

E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi thotë për “Kosova Sot Online” se ky është edhe një skandal i radhës nga kjo klasë politike e kriminalizuar, madje pa përjashtuar pozitë e opozitë.

“Kjo legjislaturë e Kuvendit, do të mbahet mend si legjislatura më e dobët në Kosovën e pas luftës. Nëse në dy legjislaturat e para të pas luftës jemi përfaqësuar nga intelektuale të mirëfilltë duke filluar nga doktor shkencash, profesor, akademik etj, në legjislaturat e fundit jemi përfaqësuar nga deputet të tipit kauboji”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Eco Higjiena

Madje Krasniqi thotë se përveç interesit për paga e mëditje, shumica e deputetëve janë treguar tepër të pa përgjegjshëm me mungesa të theksuara në punën e kuvendit, gjë që po e lë mbrapa legjislativin në rolin e tij kushtetues që e ka.

“Shumica e deputeteve janë treguar te papërgjegjshëm gjatë seancave. Kanë shkuar në Kuvend vetëm sa për të shënuar emrin për mëditje, dhe direkt janë larguar nga Kuvendi”, theksoi analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se kjo praktikë zhvatëse duhet të sanksionohet dhe ndalohet me ligj sepse është shpërfillje skandaloze e besimit të dhënë qytetar.

“Duhet të ekzistojë një ligj edhe për këto sjelljet e pa përgjegjshme të deputetëve. Duhet të sanksionohet që një deputet s’mund të marr mëditje nëse nuk qëndron në sallën e Kuvendit gjatë gjithë kohës derisa vazhdon seanca e kuvendit dhe deri në përfundim të saj sepse për të shkuar në Kuvend dhe për të dhënë kontributin e tyre, qoftë nga roli I pozitës apo i opozitës, janë votuar nga qytetari, sepse të njëjtit kanë premtuar se me angazhimin e tyre në Kuvend do të bëjnë gjithçka për t’ua përmirësuar jetën. Deri më tash e kanë dëshmuar që nuk janë asgjë tjetër veçse marioneta të liderëve të partive dhe grupeve të ndryshme zhvatëse të interesit”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.