RCCOLA

Skandali i fundit në Kosovë, paralajmërohen dy rreziqe për sigurinë e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

“Noteria, edhe pse mekanizëm i ri në Kosovën e pasluftës, nuk është më pak i rëndësishëm për qytetarët e vendit, për shkak se noterët kanë qasje në informacionet personale të të gjithë qytetarëve. Prandaj, kapja e shtetit edhe nga noterët e deleguar në mënyrë joligjore nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, paraqet rrezik për abuzimin me të dhënat personale të qytetarëve, për shkak se noterët janë të parët dhe të vetmit që kanë qasje në të gjitha databazat e shtetit dhe që mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Florim Zeqa, duke parë aferën e fundit në vend që po përcillet rreth mënyrës së licencimit të noterëve të rinj dhe lidhjeve të tyre me politiken, konsideron se ky është dhe një segment tjetër të cilin po shfrytëzon politika për ta degraduar dhe deformuar sistemin e drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe avokatinë.

“Kapja e shtetit përveç se e gjithanshme, është edhe zinxhirore. Shtrirja e kapjes së shtetit fillon nga institucionet më të larta, për të vazhduar në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në prokurori, gjyqësi, polici, AKI, avokati e deri tek noteria”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pra noteria në Kosovë është shpikur vetëm në periudhën e vonshme të pas luftës dhe së bashku me avokatët e korruptuar paraqesin një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve, pasi që kanë qasje edhe në të dhënat e tyre personale.

Hidromorava

“Noteria, edhe pse mekanizëm i ri në Kosovën e pasluftës, nuk është më pak i rëndësishëm për qytetarët e vendit, për shkak se noterët kanë qasje në informacionet personale të të gjithë qytetarëve. Prandaj, kapja e shtetit edhe nga noterët e deleguar në mënyrë joligjore nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, paraqet rrezik për abuzimin me të dhënat personale të qytetarëve, për shkak se noterët janë të parët dhe të vetmit që kanë qasje në të gjitha databazat e shtetit dhe që mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës. Kështu, duke u mbushë edhe noteria me të deleguar të mafies, pushtetarëve të inkriminuar dhe militant partish e gra të politikanëve, qytetarët janë më të rrezikuar se asnjëherë më parë nga abuzimi dhe shpërdorimi i administratës së papërgjegjshme, në veçanti noterët që janë vegla të pushtetarëve”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pastrimi i kësaj shtrese të “profesionistëve” në drejtësi, sipas Zeqës, do të mundë të realizohet vetëm duke pastruar tërësisht sistemin e drejtësisë në të gjitha nivelet përmes ligjit të VETTING-ut.

“Kësisoj, nesër, një Vetting në sistemin e drejtësisë dhe politik bërjes në Kosovë, pa përfshirjen edhe të noterëve do të ishte i mangët dhe i pavlerë”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.