Uji Dea

Skandale të njëpasnjëshme në Gjilan, reagon Azemi i AAK-së: Ndaluni sa nuk është bërë shumë vonë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, ka reaguar pas publikimit të një skandali që ka ndodhur në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Azemi ka thënë se DKA e ka shpërndarë një shkresë nëpër shkolla, shkresë kjo e cila është dërguar në emër të askujt. “Sot, kur Vetëvendosje është në pushtet, nuk kalon një ditë e vetme pa ndodh një skandal, shkelje ligjore, ndërhyrje nga ana e kryetarit aty ku nuk i takon atij, e të tilla veprime që po prodhojnë skandale të njëpasnjëshme. Së fundmi kemi edhe një shkresë e cila nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan i është dërguar shkollave për ndarjen e orëve të mësimit”, ka shkruar ndër të tjera Azemi.

Reagimi i plotë: Sa ka qenë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë një ditë të vetme pa i akuzu pushtetet e kaluara për çdo hap që ata kanë ndërmarrë, pavarësisht se çka.

Sot, kur Vetëvendosje është në pushtet, nuk kalon një ditë e vetme pa ndodh një skandal, shkelje ligjore, ndërhyrje nga ana e kryetarit aty ku nuk i takon atij, e të tilla veprime që po prodhojnë skandale të njëpasnjëshme.

KKVITI

Së fundmi kemi edhe një shkresë e cila nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan i është dërguar shkollave për ndarjen e orëve të mësimit. Për më keq, dokumenti që i është dërguar shkollave, nuk përmban as emrin e drejtoreshës së Arsimit, as të ndonjë zyrtari tjetër të DKA-së.

Ky dokument duket se ka ‘zbritur’ nga qielli! Për ta sqaruar edhe më mirë këtë çështje, DKA e pati dërguar një propozim-rregullore për aprovim në Kuvendin Komunal, por organi më i lartë komunal nuk e kishte aprovuar, që nënkupton se ekziston një dokument i vjetër në fuqi me të cilin DKA-ja është e obliguar të punoj.

Fuqia e votës nuk ia mundëson asnjë subjekti politik të veprojë si me pronë private me institucionet publike. Andaj, kjo shkresë e dërguar nëpër shkolla, duhet të tërhiqet dhe kryetari i Komunës, drejtoresha dhe kushdo qoftë tjetër, t’i ndalin këto veprime që po e dëmtojnë përditshëm qytetarët e Gjilanit dhe institucionet arsimore, shëndetësore, kulturore, sportive e çka jo tjetër.

Ndaluni sa nuk është bërë shumë vonë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.