Eko Higjiena

S’ka zgjidhje ushtarake për veriun, vetëm politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se NATO-ja do të vazhdojë të mbajë numrin e tashëm të ushtarëve në Kosovë dhe se asnjë vendim për zvogëlime të mëtejme nuk do të merret në dëm të situatës së sigurisë.

Duke pranuar se në shtyrjen e vendimeve për të reduktuar trupat edhe më shumë kanë ndikuar incidentet në veri, Anders Fogh Rasmussen ka paralajmëruar se NATO-ja do të jetë e vendosur duke u përgjigjur ndaj atyre që pengojnë lirinë e lëvizjes.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, numri një i NATO-s flet edhe për raportet me Bashkimin Evropian, përsërit mendimin se EULEX-i nuk ka resurse të mjaftueshme për të kryer punën e vet në Kosovë. Por thotë se për një zgjidhje afatgjatë të situatës në veri të Kosovës do të duhet tash një angazhim në nivelin më të lartë politik.

Uji Dea

“Para së gjithash, unë e vlerësoj lart atë që ka bërë NATO-ja dhe partnerët e saj në Kosovë dhe kontributin e tyre në përgjithësi për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Gjatë këtyre 13 vjetëve, KFOR-i ka vepruar si garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ne në fakt kishim planifikuar që gradualisht ta zvogëlonim numrin e trupave ndërkombëtare në Kosovë, por për shkak të incidenteve të sigurisë që pamë në veri të Kosovës gjatë vitit të shkuar ne i shtymë vendimet për shkurtime të tjera të numrit të trupave të KFOR-it.

Tash kemi mes 5000 dhe 6000 dhe mendoj se do ta mbajmë këtë nivel për një kohë, në mënyrë që të sigurojmë se mund të vazhdojmë të implementojmë mandatin e OKB-së për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes”, ka thënë Rasmussen.

Në këtë intervistë, Rasmussen flet edhe për të ardhmen e FSK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.