(S’)ka zgjidhje pa ndërkombëtarët

Janë bërë gati tre muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit dhe që nga ajo kohë nuk ka ndonjë indikator që tregon se formimi i institucioneve mund të ndodhë shpejt.
Partia fituese e zgjedhjeve pretendon se e drejta për kryetar të Kuvendit dhe kryetar të Qeverisë i takon asaj si partia e parë, ndërsa blloku paszgjedhor është bërë bashkë për t’i thënë jo çdo nisme për bashkëpunim me PDK-në.
Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe ajo që bie në sy është “indiferenca” e faktorit ndërkombëtar, shkruan Tribuna.
Faktori ndërkombëtar përveç disa deklaratave, përmes të cilave ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka ndërhyrë për t’i bërë bashkë partitë shqiptare në procesin e konsolidimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit./Tribuna/