FITORJA

S’ka seriozitet në tërheqjen e investimeve të huaja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Investitorët duan të shohin një sundim të fuqishëm të ligjit, dhe një mjedis të besueshëm rregullativ afarist. Nëse këto nuk janë, atëherë paratë e tyre do t’i investojnë gjetiu, tha amerikania Degnan.

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly Degnan ka akuzuar autoritetet e Kosovës se nuk po tregojnë seriozitet në tërheqjen e investimeve të huaja. Madje, sipas saj, edhe për bizneset vendore, autoritetet nuk po tregon kujdesin e duhur.

Sipas saj, toleranca për korrupsionin, mungesa e përkushtimit për ta luftuar korrupsionin, mungesa e bashkërendimit të nivelit qendror e atij lokal, janë ndër faktorët kryesorë përse investitorët nuk po sjellin paratë e tyre në Kosovë.

“Një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, është perceptimi që kanë investitorët për të bërë biznes këtu. Investitorët duan të shohin një sundim të fuqishëm të ligjit, dhe një mjedis të besueshëm rregullativ afarist. Ose do të investojnë parat e tyre gjetiu”, u shpreh Degnan, raporton REL.

Përderisa Kosova nuk demonstron që të dyja, një sundim të fuqishëm të ligjit, dhe një sektor të besueshëm rregullativ afarist, investitorët sipas saj, nuk do të besojnë se kontratat e tyre do të mbështeten, dhe se luftimi i korrupsionit do të ndiqet dhe penalizohet.

Këto shqetësime ajo i adresoi gjatë një takimi të përbashkët me ministra, kryetarë të komunave dhe zyrtarë komunalë, ku u diskutua rreth rolit të qeverisjes lokale në promovimin e investimeve dhe zhvillimin e biznesit.

FIDANISHTJA

Sipas Kelly Degnan, mungesa e investimeve po dekurajon të rinjtë, që janë potenciali më i madh që ka Kosova, si për të mirë, ashtu edhe për të keq. “Çka do të duhej të ishte një avantazh në Kosovë, veçanërisht në Evropë, ku shumë kombe kanë popullatë në plakje e sipër dhe forcë të pakësuar punëtore, po bëhet rrezik pa një rritje ekonomike dhe punë”.

Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe atij investues, sipas ministres së tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari Lila, është prioriteti kryesor i qeverisë, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal. Ndërsa bëri thirrje që të eliminohen pengesat për investitorët.

“Mendoj që është koha e fundit, që ne si nivel qendror dhe ju si nivel lokal, t’i sqarojmë kompetencat dhe paqartësitë të cilat ekzistojnë në raport me të drejtat e të dy niveleve, dhe të bëjmë çka është e mundur dhe çka është e domosdoshme”.

“Duhet të rregullojmë ambientin e biznesit, që t’i heqim dualizmat, dhe t’i bëjmë gjithë kompanitë, qofshin vendore apo ndërkombëtare, të ndihen të sigurta me aplikimin e ligjit në fuqi”, tha Kusari-Lila.

Ministrja Mimoza Kusari Lila nënvizoi se shqetësohet nga fakti se në disa struktura në nivele komunale, ende nuk kuptohet rëndësia e thjeshtësimit të procedurave dhe lehtësimit të ambientit të biznesit, dhe benefitet që reformat sjellin për komunat.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.