Hidromorava

“S’ka rëndësi” nga Dafina

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është njëra ndër këngëtaret më seksi të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Dauti e cila rrëmbeu zemrën e publikut me këngën ‘Kaçurrelja’ për të vazhduar më tej edhe me shumë këngë tjera të cilat korrën suksesin e vet.

E ndonëse në prag të sezonit veror, këngëtarja në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Ajo ka theksuar se është duke punuar në një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me grupin ‘Baboo Darbabuka’.

FIDANISHTJA

“Jam në përgatitje të një këngë të re. Këtë këngë jam duke e punuar me grupin ‘Baboo Darabuka’ dhe po del vërtetë një punë e mirë. Shpresoj që edhe publiku ta pëlqejë kur të lansohet”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, ndërsa ka shpalosur më shumë për projektin e saj. ‘Kënga titullohet ‘S’ka rëndësi’. Dhe po mendoj që të publikohet kah fundi i këtij muaji”, ka thënë Dauti më tej…(Tribuna).