S’ka prova për krime lufte. Limaj sërish do të dalë i pastër

Avokati Tahir Rrecaj e ka kundërshtuar ngritjen e aktakuzës për krime lufte ndaj Fatmir Limajt nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se kjo aktakuzë nuk qëndron dhe nuk është e mbështetur në prova. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rrecaj ka bërë me dije se Limaj nuk është përgjegjës për parandalimin si dhe zbardhjen e dy vrasjeve që, sipas kësaj aktakuze, ka ndodhur në tetor të vitit 1998.
Sido që të jetë, ai është shprehur i bindur se edhe në këtë rast Fatmir Limaj do të dalë i pafajshëm plotësisht dhe, sipas Rrecajt, do të vërtetohet edhe një herë pastërtia e Limajt dhe e luftës së UÇK-së, siç ka ndodhur edhe në Tribunalin e Hagës dhe në rastin “Kleçka”.
Rrecaj ka thënë se në proceset gjyqësore të deritashme është vërtetuar se akuzat për krime lufte kanë qenë të ngritura mbi bazën e dëshmitarëve të rrejshëm dhe provave të falsifikuara.