Mobi Casa

S`ka pare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Kosovë, kohëve të fundit është bërë trend që tregtimi të bëhet mall me mall. Ekonomistët vlerësojnë se ekonomia po rrezikohet nga rënia e likuiditetit dhe se kjo është dëshmi që nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim.

Banka Qendrore vlerëson se në Kosovë ka boll para, falë likuiditetit të sistemit bankar.

Sipas BQK-së, në vend tani për tani në qarkullim janë 862 milionë euro.

“Shes ose ndërroj veturën me tokë deri në 15ari”. Ky postim këtu qëndron që nga shtatori i vitit të kaluar, në një nga faqet e internetit që merren me shitblerje.

Vlera e veturës së qytetarit S.H. llogaritet diku rreth 40 mijë euro, por pakkush pyet për të.

Ai e ka kuptuar që këto para vështirë se do të mund t’i ketë në dorë ndonjëherë, prandaj është i gatshëm të veprojë edhe si shumë shokë të tij.

Të ndërroj mall me mall.

FITORJA

“Si në kohë të guri,t kur s’ka ekzistuar parja”, thotë S.H. me shaka, derisa tregon se të paktë janë ata që i ofrojnë para në këmbim të veturës.

Më së shumti, sipas tij, i kanë ofruar tokë, material ndërtimor, orendi e shumëçka tjetër. Kjo edhe është arsyeja që në ofertë ka shkruar se bën edhe ndërrim.

Së paku, kështu shumë qytetarë si ky mendojnë se po zhvillohet sadopak aktivitet biznesi në Kosovë.

Ekonomistët këtë situatë e shohin me rrezik të madhe për ekonominë.

Rënia e likuiditetit në ekonomi thonë se është dëshmia se nuk ka sasi të mjaftueshme të parasë në qarkullim.

“Parja është mbyllur ose është transferuar jashtë vendit dhe në Kosovës është vështirë me u fitu dhe me u financu bizneset nga sistemi bankar për shkak të normave të larta të interesit”, pohon drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.