Eko Higjiena

S’ka pagesë rrugore në autostradë, paralajmërimet “gabim”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse paralajmërimi për pagesë rrugore po përcjell udhëtarët përgjatë gjithë “Rrugës së Kombit” Prishtinë-Morinë, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se akoma nuk do të taksohen qytetarët që shfrytëzojnë këtë autostradë.

Lah Nitaj, këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se pllakatet me mbishkrimet “Pagesë rrugore”, kanë qenë të mbuluara dhe së fundi ajo mbulesë prej ngjitësi “ka rënë vetvetiu”. “Akoma nuk është caktuar diçka e tillë lidhur me pagesën. Nuk do të ketë pagesë edhe për një kohë”, ka thënë ai, shkruan sot Koha Ditore.

Nitaj nuk e di se kur do të taksohen qytetarët që kalojnë nëpërmjet autostradës, çfarë tarifash do të paguajnë dhe në sa pika do të bëjnë pagesa.

ARKATANA

“Për këtë vit nuk ka pasur vendim lidhur me këtë, pasi që ka qenë një qëndrim i Qeverisë që qytetarët të mos taksohen. Nuk ka ndonjë datë fikse se kur do të ndodhë kjo dhe mendoj se edhe për një kohë nuk do të ketë”, ka shtuar ai.

Megjithatë thotë se Ministria e Infrastrukturës është interesuar për praktikat në rajon dhe Evropë sa i përket mënyrës se si do të realizohen pagesat në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.